Flash

Nano: Azem Hajdari njeri me inteligjencë të ulët, pa ideal dhe që nuk ishte për zyrë shteti

Lapsi.al 28 October 2017
Nano: Azem Hajdari njeri me inteligjencë të ulët, pa ideal dhe

“Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët”.

Kështu shkruan ndër të tjera Mustafa Nano në një shkrim te ‘Mapo’ për Azem Hajdarin, një ditë pas vendosjes së shtatores së tij në vendlindje, ku u organizua edhe një ceremoni pompoze me pjesëmarrje të gjerë nga radhët e opozitës, ngjarje kjo që riktheu pas kaq vitesh në Tropojë edhe Sali Berishën.

Në vijm të shkrimit të tij, Nano thotë se Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti, nuk ishte njeri për zyrë.

“Azemi vetë nuk kishte ideal. Jo për ndonjë gjë, por ai as që e dinte se çfarë ishte një ideal. Nuk iu desh shumë kohë për të na e provuar këtë. Në harkun e dy viteve, ai u zhvlerësua. U braktis. U bë një njeri i pafuqishëm. E filloi të bëjë lëvizje të çakërdisura, të cilat i kishin hije më shumë sesa gjesti trimëror që bëri, bashkë me qindra të tjerë, në dhjetor të vitit 1990. E do kish humbur pa nam e nishan, nëse nuk do ndodhte viti 1997, në të cilin Berisha pati nevojë për të”, shkruan Nano.

Më tej analisti shkruan se Azem Hajdari s’ka për të mbetur në histori, qoftë edhe po t’i bëjnë një mijë statuja. Sipas taj, sa më shumë statuja t’i bëjnë, aq më shumë e nxjerrin prej historisë. Ose e bëjnë të regjistrohet në mënyrë qesharake në histori.

Nano shkruan më tej se kjo lojë që bëhet me Azem Hajdarin i duhet më shumë Berishës sesa Bashës. Duke u ndalur tek fjala e këtij të fundit për Azemin, thotë se edhe çdo mësues i klasës së tetë do t’i kishte vënë një pesë me hatër kryetarit të PD-së.

Në fund Mustafa Nano e mbyll shkrimin me pyetjen:  Ku do t’ia ngrenë statujën tjetër Azem Hajdarit?

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Heshtje zgjedhore sot në Maqedoni

Në Maqedoni sot është në heshtje parazgjedhore, pasi dje në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sot votojnë të sëmur...

09:47

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI