Flash

Kozias pyetet për Tahirin, por ai e ka hallin diku tjetër

Lapsi.al 28 October 2017
Kozias pyetet për Tahirin, por ai e ka hallin diku tjetër

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është pyetur nga mediat për marrëdhëniet me Shqipërinë kur në Tiranë klima politike është e rënduar për shkak të skandalit “Tahiri”. Një gazetare e ka pyetur se “Ministria e Punëve të Jashtme greke, disa ditë më parë, bëri një deklaratë lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe përfshirjen e mundshme të një ish-ministri në një skandal droge dhe si ndikon kjo atmosferë, me këto akuza të rënda në vazhdimin e negociatave”.

Kotzias tha fillimisht se është jo shumë e mençur nga ana e Shqipërisë që ka si qëllim të “përmbysë” ndërtesat në Himarë dhe kjo nuk i ndihmon negociatat.

“Së dyti: Sa i përket akuzës për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë... ne folëm për të drejtat e njeriut. Problemi që ne kemi është se pakica greke nuk njihet nga ligji shqiptar. Ajo njihet nga e drejta ndërkombëtare me marrëveshjet e vitit 1921. Vetë krijimi i shtetit shqiptar shoqërohet me njohjen e këtyre të drejtave” – tha Kotzias duke devijuar çështjen aty ku “i dhemb dhëmbi”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bien temperaturat, nis bora në Korçë

Rajoni jug-lindor i vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Paraditen e së shtunës reshje bore janë regjistruar në zonën malore të Dardhë...

17:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI