Flash

Heshtje zgjedhore sot në Maqedoni

Lapsi.al 28 October 2017
Heshtje zgjedhore sot në Maqedoni

Në Maqedoni sot është në heshtje parazgjedhore, pasi dje në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sot votojnë të sëmurët dhe personat e me aftësi të kufizuara, të burgosurit dhe personat në paraburgim.

Kurse, nesër duke filluar nga ora 7 deri në orën 19 do të votohet për zgjedhjet lokale në 35 komuna, përkatësisht në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në raundin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash.

Në komunat e Shkupit në raundin e dytë do të votohet në Çair, Butel, Saraj, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, ku të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në vend në raundin e dytë kanë të drejtë vote 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Në Çair dhe Saraj do të zgjedhet me kandidatëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, në Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Butel mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa në Shuto Orizarë mes kandidatit të LSDM-së dhe kandidatit të Lidhjes së romëve.

Në komunat e tjera raund të dytë do të ketë në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Shtip, Vinicë, Demir Kapi, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Kavadar, Probishtip, Gradsko, Jegunovc, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Mogillë, Zërnovci, Novaci, Bërvenicë, Çeshinovë-Obleshevë, Bogovinjë, Vrapçishtë, Dollnen, Zhelinë, Likovë, Tearcë, Studeniçan dhe Karbinci.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor ku u zgjedh kryetari i qytetit të Shkupit dhe kryetarët e 45 komunave. Në rrethin e parë janë zgjedhur edhe anëtarët e këshillave në komuna.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI