Flash

Flet gruaja e vrasësit: Apostoli të dënohet për çfarë bëri, por të zbardhet arsyeja pse arriti deri aty

Lapsi.al 28 October 2017
Flet gruaja e vrasësit: Apostoli të dënohet për

Gruaja e agresorit Apostol Kosta, i cili qëlloi për vdekje çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, ka folur për herë të parë për ngjarjen e ndodhur dhe rrethanat që sollën atë. Në një prononcim ekskluziv për Report TV, 69 vjeçarja Fotini Kosta rrëfen momentet e vrasjes dhe ngjarjen pas saj. Ndërkaq ka apeluar tek organet shtetërore që të zbardhen shkaqet dhe arsyet që sollën deri në ekzekutimin e çiftit Kosta. Fotini Kosta, shprehet se shkak i konflikteve, kanë qenë dy objekte, muri që ndan pronësinë territoriale mes të dy banesave, si dhe një objekt përdhes i ndërtuar pa leje nga Aleko Kosta. “Atë mëngjes kishim radhën e qumështit, burri më solli qumështin brenda në shtëpi dhe doli jashtë në oborr, në atë moment doli në oborr, pas pak dëgjova krismën e armës. E pyeta çfarë bëre? Më pa ashpër”, tha Fotini Kosa.

Fotini Kosta ka thënë se këto akte ishin fill pas vendimeve gjyqësore në favor të tyre. Fotini Kosta, disponon edhe një deklaratë noteriale të nënshkruar nga vëllai i Aleko Kostës ku pranohet se e ëma e tij dhe rrjedhimisht edhe e viktimës Sofia, e kishte lënë amanet që muri ndarës t’i lihej Apostolit që të krijonte mundësinë e ndërtimit të shkallës për në katin e dytë.

Marrëdhëniet me atë familje i kemi pasur të shkëlqyera, kanë qenë të kënaqur. Konflikti lindi për murin, murin ai na e dha vet, që kur u martua ndryshoi mendimin. “Kur Aleko Kosta u martua me nusen e re, ai ndryshoi tërësisht qëndrim duke armiqësuar raportet mes dy familjeve tona”, shprehet Fotini Kosta. Zonja Kosta, dënon aktin e të shoqit të vetë dhe ka kërkuar dënim maksimal për vrasjen e kryer nga ai, por njëkohësisht e ka vlerësuar si një njeri që nuk i binte askujt në qafë ndonëse provokohej vazhdimisht nga viktimat. Kërkoj nga shteti ta zbardhë të plotë ngjarjen, duam të dimë arsyen se pse arriti deri këtu. Nuk dua të më mbeten fëmijët me një njollë./shqiptarja.com

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI