Flash

Arrestohet një nga njerëzit e Fetullah Gulen në Kosovë

Lapsi.al 28 October 2017
Arrestohet një nga njerëzit e Fetullah Gulen në Kosovë

Presioni i zyrtarëve të Turqisë në drejtim të Kosovës për arrestimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Gulenit ka dhënë rezultatet e para. Kjo për shkak se Policia e Kosovës e ka arrestuar në Prizren Ugur Toksoy, i akuzuar nga Turqia se është pjesë e grusht shtetit në Turqi.

Arrestimi ka ndodhur në Prizren, një qytet dashamirës ndaj Erdoganit, në të cilin ka qëndruar për vizitë shefi i shtetit turk. Madje, në këtë qytet, Erdogani i pati thënë Thaçit vëlla, ndërsa, kishte deklaruar se “Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë”.

Gazeta Express merr vesh se pushteti i Erdoganit e akuzon shtetasin tuk, që jeton në Kosovë, se është pjesë e Lëvizjes Gulen.

“Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

Burime të Express kanë treguar se Toksoy ka punuar si edukator në Fondacionin Atmosfera. I njëjti person nuk ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit.

Por, nuk është vetëm Toksoy që po kërkohet të depërtohet nga Kosova në Turqi. Një prokuror turk ka deponuar në Kosovë disa emra që duhet të arrestohen.

“Prokurori të lartë publik nga Turqia, i quajtur Mehmet Akarca, i cili dyshohet se ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë për deportimin e disa emrave, të cilët njihen se janë të lidhur me Lëvizjen Gylen”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI