Flash

Arrestohet nipi i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat)

Lapsi.al 28 October 2017
Arrestohet nipi i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka dhe

Policia e Tiranës njofton se përgjatë 12 orëve të fundit ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve edhe nipi i ish-deputetit të PS-së në Lezhë, Arben Ndoka.

Të arrestuarit janë

- Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë.  18 vjeçari, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".  Nipi i ish-deputetit te PS-se, Arben Ndoka, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D.

I arrestuari tjetër është Paolo (Francesk) Marinaj, pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë. Ai është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg   për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Eshtë arrestuar gjithashtu edhe shtetasi Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti tip "Toyota" është përlasur me një kamion me targa 1705AC...

12:34

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI