Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Si të fshini mesazhet e padëshiruara në WhatsApp

Lapsi.al 27 October 2017
Si të fshini mesazhet e padëshiruara në WhatsApp

Përdoruesit e WhatsApp më në fund do të kenë mundësinë që të fshijnë mesazhet e padëshiruara pasi i kanë dërguar.

Ky opsion i ri i aplikacionit të mesazheve ju lejon që t’i fshini gjithë mesazhet brenda 7 minutave nga koha e dërgimit. Bëhet fjalë për mesazhet që ju i konsideroheni të turpshme apo në rastet kur keni ngatërruar grupin e bisedës dhe keni dërguar një mesazh të pavend.

WhatsApp e ka testuar këtë funksion të ri dhe tashmë është gati për miliona përdorues në të gjithë botën. Në momentin që ju fshinin mesazhin që keni dërguar gabimisht, në bisedën me bashkëbiseduesin do të zëvendësohet me “ky mesazh është fshirë”.

Por si të fshini një mesazh në WhatsApp?

Hapni aplikacionin dhe hyni në bisedën (chat) ku doni të fshini mesazhin.

Mbani shtypur apo të selektuar mesazhin që doni të fshini. Nëse doni, pas keni mbajtur shtypur mesazhin, mund të selektoni edhe mesazhe të tjera të padëshirueshme që doni t’i “asgjësoni”.

Pas kësaj, në krye të ekranit shtypni butonin “fshije” (delete).

Në mënyrë që të keni këtë opsion të shumëpritur, duhet të keni versionin më të fundit të WhatsApp të instaluar në Android apo iPhone.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI