Flash

Parlamenti katalanas shpall pavarësinë nga Spanja

Lapsi.al 27 October 2017
Parlamenti katalanas shpall pavarësinë nga Spanja

Parlamenti katalanas votoi pro shpalljes së pavarësinë nga Spanja.

Parlamenti votoi me 70 vota pro dhe 10 kundër. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy më herët i tha Senatorëve se ishte nevoja për sundim të drejtpërdrejtë për të kthyer "ligjin, demokracinë dhe stabilitetin" në Katalonjë.

Kriza filloi kur katalanasit votuan me referendum për pavarësi nga Spanja, votim i cili u shoqërua me mjaft trazira dhe u plagosën rreth 900 persona.

Qeveria katalanase deklaroi se 90% e votuese në referendumin për pavarësi votuan pro shkëputjes nga Spanja. Por, gjykata kushtetuese e Spanjës e shpalli joligjor referendumin.

Kryeministri Rajoy premtoi se do të vendoste rregullin në Katalonjë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI