Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Numri dy i NATO-s: Ushtria e Kosovës të formohet vetëm me Kushtetutë

Lapsi.al 27 October 2017
Numri dy i NATO-s: Ushtria e Kosovës të formohet vetëm me

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka ripërsëritur mesazhin e Aleancës Veri-atlantike, se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, duhet të bëhet në bazë të procedurave kushtetuese.

Gjatë një vizite në Kosovë, Gottemoeller theksoi se edhe në takime me përfaqësues të institucioneve kanë diskutuar rreth kësaj çështje, porse qëndrimi i NATO-s vazhdon të jetë i pandryshuar se transformimi i FSK-së është çështje e autoriteteve kosovare.

“Patëm një takim konfidencial, nuk mund të hy në hollësi por diskutuam shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e sigurinë përgjatë rajonit. Ne diskutuam në të gjitha këto tema, transformimin e FSK-së dhe dua t’iu përçoj një mesazh të cilin e dëgjuat kur sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ishte këtu në shkurt të këtij viti. Ai tha se transformimi i FSK është çështje e autoriteteve te Kosovës që të vendosin. Por në anën tjetër është me rëndësi të jashtëzakonshme që ai transformim të bëhet në pajtim me procedurat e duhura kushtetuese”, tha Gottemoeller, raporton KSP.

Përfaqësuesja e lartë e NATO-s, e pyetur se kur do të mund të shkojë FSK-ja në veri pa lejen e NATO-s, tha se kjo çështje po diskutohet tash sa kohë dhe do të vazhdojë të trajtohet hap pas hapi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI