Flash

Madridi shpërbën parlamentin katalanas, zgjedhje të parakohëshme në dhjetor

Lapsi.al 27 October 2017
Madridi shpërbën parlamentin katalanas, zgjedhje të

Senati spanjoll ndërmori hapin e paprecedentë të aprovimit të masave që do lejojnë qeverinë në Madrid të marrë kontrollin e Katalonjës. 214 pjestarë të senatit votuan pro, ndërsa 47 kundër. U vendos edhe të mbahen zgjedhje të parakohëshme për rajonin që pritet të zhvillohen më 21 dhjetor.

Kryeministri Mariano Rajoy e cilësoi një akt kriminal e të kundërligjshëm shpalljen e Pavarësisë së Katalonjës. Pavarësia u shpall sot nga parlamenti rajonal me shumicë votash. Ai ftoi spanjollët të ruajnë qetësinë.

“Qeveria do të marrë të gjitha masat për të rikthyer ligjshmërinë në Katalonjë. Spanja është një komb i madh dhe një shtet serioz. Ne nuk do të tolerojmë që pak njerëz të përpiqen të likuidojnë Kushtetutën tonë”, - tha Mariano Rajoy, kryeministër i Spanjës.

Menjëherë më pas, Rajoy mblodhi Këshillin e Ministrave ku vendosën shkarkimin e presidentit katalanas, Carles Puigdemont e të ministrave të tij, si dhe rikthimin e rendit kushtetues në rajon.

Më herët gjatë së premtes, kryeministri u kërkoi senatorëve të aprovonin aktivizimin e nenit 155, që parashikon vendosjen e sundimit direkt në Katalonjë e marrjen e kontrollit të policisë, financave e televizionit publik. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha në një reagim se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, kundër shkëputjes së Katalonjës. Kundër doli edhe Britania e Madhe, që ka një problem të ngjashëm me Skocinë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI