Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

KLSH zbulon skandalin, Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH për 'Check Up-in'

Lapsi.al 27 October 2017
KLSH zbulon skandalin, Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH

2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme ka përfituar Vilma Nushi nga buxheti i shtetit për kompaninë koncensionare të 'Check Up'.

Kjo është zbuluar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa mësohet se pagesa është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas KLSH-së, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit është bërë në mënyrë të padrejtë.

Tv Klan ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit është shprehur në një tjetër raport se organi kompetent që vlerëson nëse një kompani është subjekt i rimbursimit të tvsh-së apo jo është vetëm Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.

Në kontratën e shtetit me kompaninë që ka Check-Up-in nuk qartësohet nëse ky subjekt është i përjashtuar apo jo nga tvsh, ndërsa në ligjin “për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Shqipëri subjektet që ofrojnë shërbime në fushën shëndetsore janë të përjashtuara nga kjo taksë.

Në rastin që kompania e cila ka kontratën për shërbimin e Check-Up është e përjashtuar nga tvsh, atëherë përfitimi i këtyre parave është bërë në mënyrë të padrejtë. Për të zgjidhur këtë dilemë, KLSH i është drejtuar Tatimeve me një letër për t’i dhënë përgjigje kësaj çështje.

Koncesionet në shëndetësi për vitin e ardhshëm do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 39 milionë dollarë, afërsisht sa gjysma e pagesave që jepet mbështetje buxhetore për kontratat e formës partneritet publik – privat. Në total pagesat për shërbimet e partneritetit me privatin arrijnë në 2018-ën 94 milion dollarë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI