Pavarësisht gazit lotsjellës dhe dhunës, zhgënjimi i thellë nga qeverisja mbajti në shesh për orë të tëra mijëra qytetarë, përfshi edhe punonjës të administratës, që nuk shohin asnjë mundësi tjetër për ndryshim përpos rezistencës.
23 persona janë arrestuar, 13 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 30 janë shpallur në kërkim pas protestës së dj...
11:12
Gazeta austriake: Ndryshimet e kufijve në Ballkan u interesojnë Ramës dhe Vuçiç
Lapsi.al27 October 2017
Gazeta austriake “Der Standard” në një analizë të gazetares Adelheid Woelfl, e cila është njohëse e mirë e Ballkanit shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai serb, Aleksander Vuçiq, po e inskenojnë veten si udhëheqës të shqiptarëve dhe serbëve.
Në analizën e saj me titullin “Loja me kufijtë në Ballkan”, gazetarja shkruan se krahas kryeministrit serb, Vuçiq, politikën e “fqinjësisë” e ka zbuluar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Ai nuk u përzje vetëm në politikën e partive politike shqiptare në Maqedoni, por edhe i emëroi edhe katër shqiptarë nga Kosova si zëvendësministra. Dhe, ai paralajmëroi që do të lehtësojë qarkullimin në pikën kufitare me Kosovën”, shkruan Der Standard.
Krejt kjo sipas gazetës po ndodh në të njëjtën kohë kur po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas gazetës mund të çojë te një njohje indirekte e Kosovës nga Serbia.
Sipas analizës së gazetares Woelfl, ridizajnimi i kufijve në vija etnike, jo e bazuar në integritet territorial i shërben vetëm dy personave.
“Kjo i shërben para së gjithash dy politikanëve: kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, të cilët tash e një kohë po e paraqesin veten si udhëheqës të të gjithë serbëve dhe shqiptarëve, me cakun për të arritur një “pajtim historik", siç e quan Vuçiq”, shkruan gazetarja.
Sipas gazetës, shumica e përfaqësuesve të BE-së, janë duke lavdëruar këta dy, që kanë vizituar njëri-tjetrin. “Kjo është shumë e çuditshme, sepse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë ndonjë problem”, ka shtuar ajo./express
Quhet Karolina dhe është një arbitre futbolli. Duke u konsideruar si një zanat që kërkon “burra” të ashpër ajo po bëhet e famshme edhe për shkak të fotove që po...
Ish-shefi për Kime në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit është arrestuar.
Arsyeja është një shkelje që Prokuroria ka evidentuar gjatë ushtrimit të de...
Nga Astrit Patozi
Në Tropojë kisha qenë për herë te fundit në verën e 1997-ës. Ishte fushatë dhe mbaj mend që isha në autokolonë vetëm një makinë pas Azem H...
Vijnë më poshtë ata që konsiderohen yje të futbollit. Disa thuajse nuk kanë ndryshuar fare. Të tjerë kanë vetëm tipare të pakta. Vendoseni veten në provë nëse m...
Para pak ditësh fotoja dhe videoja e publikuar nga Xhesika Berberi me yllin e holliëood Selena Gomez u komentua gjatë në media.E siç dukej nuk ishte e zakonshme...
Të shohësh futboll në TV, çfarë mërzie për Neymar. Nëse e mbani mend shkrimin e Le Parisien (lexo më poshtë) mbi privilegjet e Neymar te PSG, tashmë shtohet edh...
Një ditë pas kontrollit në banesë, Saimir Tahiri u thirr në prokurori për t’u marrë në pyetje për akuzat për trafik narkotikësh, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrj...
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës.
Në rrugën Shkozet-Shijak, përballë një karburanti, shtetasi Dh.V, vjeç ...
Megan Fox u përjashtua nga “Transformes” në 2011 pasi arriti në kulmin e famës me rolin e saj në dy seritë e mëparëshme në 2007.31-vjeçarja ka treguar se është ...
Rikthimi i Ramës tek Zonë e Lirë në qershor ka qenë dhe rinisja e një marrëdhënieje të re mes tij dhe gazetarit Arjan Çani.
Sot në mbrëmje, Rama do t’i shkojë...
Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës
Mijëra qytetarë dolën sërish në rrugët e Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, në një protestë të shoqëruar me përplasje të dhunshme, përdorim të plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si dhe me disa të plagosur, mes tyre një 28-vjeçar i goditur rëndë në sy.
Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës
Reid nuk e përsëriti këtë episod në të njëjtën ndeshje, por një javë më vonë, mes takimit të parë dhe atij të kthimit në gjysmëfinalen e Caribbean Cup të CONCACAF-it, mes skuadrës së tij Mount Pleasant dhe Club Sando, ekip nga Trinidad dhe Tobago.
Pasditja e tmerrshme e portierit Gigio Donnarumma nuk përfshin vetëm gafën që e dënoi Manchester City me humbjen ndaj Aston Villa, e para në Premier League këtë sezon, pas shtatë fitoreve në shtatë ndeshjet e para.
Në javën e 8-të të Premier League vjen hapi i parë i gabuar i Manchester City, që humbet 2-1 në Birmingham dhe i jep mundësinë Arsenal të arrijë kreun e renditjes, pasi londinezët mposhtin 2-0 Everton.
Ndeshja e javës së tetë të Serie A përfundoi 3-3. Napoli kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me dy gola diferencë dhe më pas me rezultatin 3-2, por Roma arriti të barazonte në fund me golin e shënuar nga Balerdi.