Flash

Eurodeputetët kundër ndryshimit të orës: Shkakton probleme...

Lapsi.al 27 October 2017
Eurodeputetët kundër ndryshimit të orës: Shkakton

Dy herë në vit, të gjithë evropianët duhet të ndryshojnë orët e tyre.

Por është koha për ta ndaluar këtë zakon të padobishëm dhe të dëmshëm.

Hulumtimet e reja nga Parlamenti Evropian kanë provuar përsëri se ky qëllim nuk është arritur.

Ndërsa rikthehet ora diellore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa, një grup prej 70 deputetësh të Parlamentit Evropian është zotuar se do të heqin direktivën e ndryshimit të orës që ndodh dy herë në vit.

Eurodeputeti i djathtë çek Pavel Svoboda shprehet se hulumtimet shkencore kanë treguar se 20% e popullsisë vuajnë nga probleme shëndetësore për shkak të ndryshimit të orës.

Ndërkohë në shumë shtete të botës përllogariten kilovatët e energjisë së kursyer, që prej 26 marsit 2011 kur hyri në funksionim ajo që njihet si “ora e ligjshme”. Llogaritja dimërore e kohës zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.

Përkundrazi, kjo rregullore e BE-së paraqet rreziqe reale për njerëzit. Pas ndryshimit të orës, gratë dhe të moshuarit në veçanti përballen me një rrezik në rritje të problemeve të zemrës. Ndërsa në studim thuhet se aksidentet gjatë javës së parë të ndryshimit të orës rriten me 30% më shumë. Ndryshimi i orës nxjerr jo pak probleme lidhur dhe me marrëdhëniet e fëmijëve me shkollë.

Fituesit e fundit të çmimit Nobel për Mjekësi vërtetuan se trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj rreziqeve të qëndrueshme. Për më tepër, kompanitë përballen me ngarkesa administrative.

Le të kemi rregullim më të mirë, siç premtoi Komisioni Evropian qytetarëve të saj. Ka ardhur koha për të ndryshuar direktivën, momenti është tani.

Në nëntor, presim që Parlamenti Evropian të votojë mbi një Rezolutë, duke i kërkuar Komisionit Evropian t’i japë fund ndryshimit të orës dyvjeçare.

Disa kundërshtarë të nismës thonë se njerëzit gjithsesi përballen me ndryshimin e orëve, kur udhëtojnë në zona të tjera.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI