Flash

Batutat/ Rama në telefon me Berishën, Bashën, Metën, Nanon...

Lapsi.al 27 October 2017
Batutat/ Rama në telefon me Berishën, Bashën, Metën,

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë mesazhesh të ardhura në sekretarinë e tij telefonike, të cilën e ka marrë përsipër “ta personifikojë” përmes një liste të tërë politikanësh gazetari Arian Çani.

Çani: Alo Sali Berisha jam, o Edvin Habili, o kumbari i drogës, se harrova nuk ka kamera... ore një këshillë kam, shite Saje Qorrin se nuk e mbyll dot mandatin ndryshe..

Rama: E mër plak, o plak, edhe unë e ti kemi një problem, flemë pak, mua nuk më del njeri në gjumë natën, ti e ke radhën e gjatë të atyre që të dalin në gjumë, kështu që do rrish pa gjumë.

Çani: Lul Basha jam po të nis me mail një udhëzues se si rriten e shtohen lulet, se hashashi...

Rama: Thashë se u bërë burrë, por lule lule mbete, skam çfarë të bëj

Çani: Luli jam prapë. E pe sa butë u solla në parlament për Sajmen, ca pankarta po kaq. Për sa kohë të ngeci Vettingu, jemi ortak e di ti...

Rama: Është koha e gjumit për ty o Lul, nuk ke takat për Arian Çanin, fli fli...!

Çani: O i gjati, Ilir Meta jam, të takohemi patjetër, nëse do ta shpëtosh Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën se me Vishon rregullohem vetë.

Rama: Me qetësi dhe dashuri zoti president.

Çani: Edo, Gaz Demi jam, ta kreva porosinë tek shtëpia e Sajes, pres të takohemi.

Rama: Gazo rroft Partizoni se ka nevojë për inkurajim këto kohë.

Çani: Alo? Monika Kryemadhi jam. Kujt i thua motër ti more?

Rama: Iku tepsia. Ka shpërthyer dashuria për atdheun tani. Motra ishe motra mbetesh e të gjithëve.

Çani: Alo Saimiri jam. Jo Tahiri ai i kamionit që flitej në përgjime. A i marr unë 5 milion euro po të them se nuk bëhej fjalë për Tahirin?

Rama: Shko te fronti se atje fitojnë dhe bëhesh hero me damkë.

Çani: Erion Veliaj jam...

Rama: Më pëlqeu ai autobusi elektrik, por mos të bierë mendja se jemi këtu jashtë shtetit.

Çani: Spartak Ngjela jam...

Rama: Avokat shyqyr që u bëre i gjallë. Që kur nxora Lulin nga çadra nuk më flet më...

Çani: Koço Kokëdhima jam. Kur do të kalosh nga shtëpia të bëjmë ndonjë biznes?

Rama: Koço u bë shumë kohë që nuk dëgjohemi. Për mua është rruga pastaj miqësia. Jo miqësia që dikton rrugën.

Çani: Alo “qorri” jam. Fatos Nano jam, jo Saje qorri...

Rama: Ne folëm. Është ashtu siç thamë që ky është vetëm fillimi...©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI