Flash

Vëzhgimi pas deklaratave/ A janë amerikanët me Ramën?

Lapsi.al 26 October 2017
Vëzhgimi pas deklaratave/ A janë amerikanët me Ramën?

Në fillim të kësaj jave ish kryeministri Berisha në një intervistë në “Studio e hapur” befasoi me një deklaratë të çuditshme. Duke iu përgjigjur pyetjes se përse nuk po flet ambasadori Lu dhe diplomatët e tjerë për skandalin e përgjimit Habilaj - Tahiri, Berisha tha se ndoshta është më mirë që të mos flasinë se disa prej tyre po folën do të mbrojnë Edi Ramën.

Ndërsa sot, pas prononcimit të Donald Lu, kryeministri ka nxituar ta falenderojë duke lënë imazhin se mesazhet e Uashingtonit ishin në favor të tij. Shprehja konfidenciale “Faleminderit Don” e përforconte këtë synim.

Atëherë pyetja që shtrohet është: a duhet lexuar prononcimi i Lu, si një mbështetje për Ramën?

A është ai në të njëjtën linjë me atë që tha dje nga Prishtina eprori i vet në Departamentin e shtetit, që gjithashtu u interpretua si shumë pro qeverisë?

Po të shihen me kujdes të dy mesazhet, ato kanë tone neutrale. Pak a shumë për Tahirin, Lu thotë se nuk e di nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Ai shton se “e drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike” duke u përpjekur të shfryje yryshin e PD-së. Edhe Hoyt Brian Yee mbrëmë foli në të njëjtën linjë. Thebi i intervistës së tij se: “Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin” mund të interpretohej në dy mënyra. E para se Tahirit po i bien në qafë kundërshtarët ngaqë ka qenë njeri i afërt me Ramën dhe eksponent i PS-së, por ai mund të shihet edhe në anën tjetër, që Tahiri si deputet nuk mund të mbrohet si një njeri mbi ligjin.

Pra nëse nxirret një konkluzion, ai është se edhe Donald Lu edhe eprori i tij në Uashington, Hoyt Brian Yee, kanë lëshuar mesazhe neutrale.

Por këtë moment ky neutralitet dhe barazlargim mes palëve i intereson Edi Ramës. Kryeministri, të cilit i ka dalë në përgjimet italiane të trafikanëtëve ministri i vet më i afërt, shhefi i ekzekutivit që i janë vërtetuar akuzat që media dhe opozita bën prej katër vitesh, se qeverisja e tij është e lidhur me trafikanët, nuk mund të presë asnjë bonus më shumë sesa neutraliteti.

Me sa duket ShBA po luan të njëjtën lojë të parë edhe më herët kur e etiketoi Berishën “Burrë shteti” pasi kishte vrarë 4 njerëz në bulevard. Ata donin ta “përkedhelinin” për të mos prerë çdo urë me kryeministrin, në mënyrë që ai mos pengonte edhe më tej hetimet e asaj që kishte ndodhur. Pas kësaj hipoteze vjen edhe një e dytë. Megjithëse e dinë se gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria është zhytur në krim (4 klane dhe 20 familje i thanë vetë amerikanët), ata nuk duan që nga kjo të përfitojë opozita. Dhe prandaj bëjnë një lojë të barazlarguar deklaratash.

Të dyja qëndrimet e së mërkurës dhe së enjtes nuk mund të lexohen literalisht. Nga ato nuk pritet thënia e së vërtetës. Ato më shumë janë qëndrime taktike.

E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se përtej oqeanit, ende nuk kanë vendosur ta shesin Ramën, ashtu siç shpresonte ndokush pas shpërthimit të rastit Tahiri.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rama shpëton Saimir Tahirin nga arrestimi

Me 75 vota nga Partia Socialiste dhe të deputetëve çamë, Edi Rama bllokoi arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, të akuzuar për trafik narkotikësh, korrupsion...

14:05

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI