Flash

Vasili pas deklaratave të Lu dhe Hoyt Yee: Amerikanët folën qartë, kryeministri në krizë

Lapsi.al 26 October 2017
Vasili pas deklaratave të Lu dhe Hoyt Yee: Amerikanët folën

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ambasadori amerikan Donald Lu si dhe sekretari Hoyt Yee, lidhur me çështjen Tahiri. Ai është shprehur se dy zyrtarët e larë kanë folur hapur.

“Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë. Lu dhe Hoyt Yee thonë: “të dalë e vërteta.” Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.

Hoyt Yee thotë: “mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën.

Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.” – shkruan Vasili.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI