Flash

Së shpejti hidhet në treg kartmonedha e re 500 lekë

Lapsi.al 26 October 2017
Së shpejti hidhet në treg kartmonedha e re 500 lekë

Banka e Shqipërisë ka bërë me dije se, duke nisur nga data 10 nëntor 2017, do të hidhet në qarkullim kartëmonedha shqiptare me vlerë nominale 500 lekë.

Rishtypja e kartëmonedhës, emetim i vitit 2015, është miratuar me vendimin nr. 15, datë 26.02.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 lekë, emetim i vitit 2007.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”.

Duke filluar nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha me vlerë nominale 500 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme./Monitor

Të këshilluara

Aksident në Korçë, 4 të plagosur (FOTO)

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Korçë pranë fshatit Bulgarec. Për pasojë janë plagosur shtetasit: -Xh.D, 32 vjeç, banues në Biranj. -D.E, ban...

15:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI