Flash

Projektbuxheti 2018, bashkitë më shumë para, Tirana 24 milion euro

Lapsi.al 26 October 2017
Projektbuxheti 2018, bashkitë më shumë para, Tirana 24 milion

Fondi i transfertës për organet e pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë do të jetë vitin e ardhshëm 7 për qind më i lartë se këtë vit. Kjo del nga shifrat e Projektbuxhetit 2018, që kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, pasi kanë marrë miratimin në qeveri. Fjala është për fonde që bashkitë mund t’i përdorin sipas nevojës, por edhe për ato që mund të përdoren vetëm në përputhje me kushte të caktuara dhe që nuk mund të transferohen nga pushteti vendor nga një sektor në një tjetër.

Metropolet, sipas këtyre shifrave, duhet të jenë të kënaqur. Fondi në total psh për Tiranën do të arrijë në 24 milionë euro më 2018, që u shtohen taksave që grumbullon vetë Bashkia. Rritja krahasuar me vitin në vazhdim është e konsiderueshme: 12.3 për qind. Rritja për Durrësin është pak më e vogël, në masën 7.9 për qind. Ndërkohë që për Elbasanin do të jetë edhe më e lartë, 10.8 për qind nga sivjet. Korça do të ketë gjithashtu një buxhet nga qeverisja qendrore 8.9 për qind më të lartë, gati sa edhe rritja e Fierit. Vlora gjithashtu do të ketë një rritje të konsiderueshme prej 10 përqindësh. Të gjitha këto janë bashki që drejtohen nga partia socialiste, tashmë e vetme në pushtet.

Por nuk është harruar Bashkia e Shkodrës, pavarësisht nga fakti se aty drejton “problematikja” Voltana Ademi e PD-së. Për qytetin verior buxheti parashikon një fond 9.7 për qind më të larta se këtë vit. Po kështu, edhe Tropoja, në të cilën aktualisht po kryhen pas shumë e shumë vitesh amullie investime të shumta, për vitin 2018 do të marrë 11.6 për qind fonde, pavarësisht nga stoicizmi i votuesve të saj për ta mbajtur si bastion të Partisë Demokratike.

Edhe Kavaja, pavarësisht nga “kthimi i pllakës” politikisht, nuk do të përballet me ndonjë hakmarrje nga ana e qeverisë, pasi për Bashkinë e saj, deri dje të drejtuar nga Elvis Roshi i PS, do të hidhen 5.5 për qind më shumë fonde tani, që drejtohet nga eksponenti i PD-së.

Të këshilluara

VIDEO/ Berisha nuk shpëton dot as në avion

Ish-kryeministri Berisha mbetet një nga politikanët më popullorë në Shqipëri. Edhe pas kaq shumë vitesh në politike ai vazhdon të pëlqehet pothuajse nga të gjit...

23:31

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI