Flash

Përfundon pas 2 orësh kontrolli i shtëpisë së Saimir Tahirit

Lapsi.al 26 October 2017
Përfundon pas 2 orësh kontrolli i shtëpisë së Saimir

4 agjentëve të Policisë Gjyqësore iu deshën gati 2 orë për të bërë kontrollin e plotë të shtëpisë së Saimir Tahirit. Nuk dihet se cili ka qenë synimi i “vizitës” që urdhëruan prokurorët për oficerët e Policisë Gjyqësore, pasi Tahiri ka qenë i informuar prej ditësh për kërkesën e prokurorisë. Nëse ish ministri do të kishte pasur në banesën e tij ndonjë objekt, material apo çfarëdo sendi që e rëndon pozitën e tij si i akuzuar për lidhjen me Habilajt, është e qartë se kjo do të ishte zhdukur. Tahiri do të ishte arrestuar, nëse Partia Socialiste nuk do ta kishte mbrojtur nga prokuroria. Ai akuzohet për trafik narkotikësh, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas akuzës, Tahiri garantoi paprekshmërinë e bandës së Habilajve, të cilëve iu mundësua trafiku i drogës drejt Italisë për 4 vjet që ai ishte ministër.© Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, 4 të plagosur (FOTO)

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Korçë pranë fshatit Bulgarec. Për pasojë janë plagosur shtetasit: -Xh.D, 32 vjeç, banues në Biranj. -D.E, ban...

15:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI