Flash

Pamjet/ Shikoni si u shpëtuan të mbijetuarit e "Titanic" 106-të vite më parë

Lapsi.al 26 October 2017
Pamjet/ Shikoni si u shpëtuan të mbijetuarit e "Titanic"

Disa foto të rralla në të cilat shfaqen grupi i shpëtimit pas mbytjes së Titanikut do të dalin në ankand gjatë kësaj jave. Këto fotografi janë të ekspozuara në një prej muzeve të “Neë York”.

Fotot janë të përfshira në një fotoalbum të Louis M. Ogden, i cili po nisej drejt Europës me bashkëshorten e tij, Agatha, kur në prill të 1912-s anija e tyre mori një thirrje emergjence nga Titanik, e cila ishte goditur nga një ajsberg dhe po përmbytej me shpejtësi.

Odgen, një avokat që ndodhej në vendin e ngjarjes kishte blerë një aparat fotografik për udhëtim, një gjë e rrallë për të zotëruar, nëse nuk ishit të pasur. Ai shkrepi disa foto nga vendi i ngjarjes ku duken qartë gomonet e shpëtimit.

Një foto tjetër e shkrepur nga Odgen tregon një ajsberg në horizont dhe mendohej të ishte ai që arriti të mposhtë “Titanic”.

Shumica prej fotografive tregojnë një det të egër, ndërkohë që të gjithë po prisnin të shihnin trupat e vdekur në sipërfaqe të atyre që nuk arritën t’ja dilnin.

Odgens u cilësua si njeri I dritës, pasi ai u kujdes duke u dhënë rrobat të mbijetuarve dhe duke shërbyer kafe të nxehtë në kuvertë.

Në të majtë është një nga gratë e fotografuara nga Odgen e cila arriti ti mbijetonte tragjedisë së Titanic.Ajo quhej Margaret Brown dhe ishte një nga gratë e forta e cila pati kurajon të qëndrojë në rresht me marinarët përgjegjës për anijen, të cilët refuzonin të ktheheshin përsëri për të kërkuar të mbijetuarit në ujë. Më vonë mori nofkën e pamposhtura Molly Brown.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI