Flash

Mal i Zi, rinis procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për grusht shteti

Lapsi.al 26 October 2017
Mal i Zi, rinis procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për grusht

Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Podgoricës rinisi procesi gjyqësor ndaj 14 të akuzuarve për grusht shteti në Mal të Zi, ku pritej të dëshmonte dëshmitari i mbrojtur Sasha Singjeliq, shtetas serb dhe ish paramilitar në luftërat e ish Jugosllavisë dhe në frontin e Ukrainës përkrah forcave ruse.

Procesi nisi me vërejtje të avokatëve mbrojtës për parregullsi gjatë procesit gjyqësor duke kërkuar përjashtimin e gjykatëses së çështjes, Suzana Mugosha.

“Suzana Mugosha ka shkaktuar cenimin e të drejtave të të akuzuarve në mbrojtje për çka kërkohet përjashtimi i saj nga çështja” thanë avokatët.

Avokatët mbrojtës po ashtu kërkuan të “dhënat zyrtare për dy të akuzuarit rus Shishmakov dhe Popov, pasi dokumentet e paraqitura hedhin dyshime në identitetin e vërtetë të tyre”.

Prokurori shtetëror i Malit të Zi, Milivoje Katniq i hodhi poshtë pretendimet e avokatëve mbrojtës duke theksuar se “kjo është një përpjekje për zvarritjen e këtij procesi gjyqësor”.

Ai tha se “prokuroria ka paraqitur të gjitha të dhënat valide për të dyshuarit rus, Shishmakov dhe Popov duke përfshirë këtu edhe fotokopjet e dokumenteve të tyre personale”.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë të enjten ku pritet që për herë të parë të dëshmojë edhe dëshmitari i mbrojtur Sasha Singjeliq.

Procesi gjyqësor në Podgoricë, i cili po mbahet nën masat e rrepta të sigurisë cilësohet si procesi më i madh në rajonin e Ballkanit për shkak edhe të implikimit rus në këto ngjarje.

Në të kaluarën Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO por jo rrallë herë kishte kërcënuar ish republikën jugosllave nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me NATO-n.

Në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit të kaluar në Mal të Zi pati përpjekje për një grusht shtet, ndërsa zyrtarët malazezë fajësuan Moskën se qëndron prapa komplotit./voa

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI