Flash

Lubonja për ofendimin e gazetarëve: Rama t'i vërë gishtin kokës, po bën kastrimin e mediave

Lapsi.al 26 October 2017
Lubonja për ofendimin e gazetarëve: Rama t'i vërë

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shfaqjen e Ramës me gazetarëve, Lubonja e ka cilësuar si të shëmtuar. Ai u sugjeron mediave që të mos bashkëpunojnë me të për të zgjidhur problemet e tyre ekonomike apo financiare, por kërkon prej tyre të ndërgjegjësohen, pasi, sipas tij Rama, është armik i drejtësisë dhe i mediave që rrezikon dhe ekonominë e tyre. Ndërsa gazetarëve Lubonja u thotë t’i bëjnë thirrje ndërgjegjes dhe dinjitetit të tyre, por njëkohësisht dhe të ardhmes së tyre profesionale. “Dakord që kemi gazetarë që shërbejnë, por deri në këtë shkallë sa të pranojnë të poshtërohen kështu, kjo nuk pranohet”, - tha ai.

Që gazetaria ka një mijë probleme kjo dihet. Dhe që gazetarët kanë nevojë për më shumë profesionalizëm, më shumë dinjitet dhe koherencë, po ashtu dihet. Por, unë mendoj se shkaktari numër një i situatës së rëndë të medias është ky kryeministër, i cili me një mendjeshkurtësi dhe injorancë, po përdor fjalën që përdori ai, mendon se në një demokraci mund të ecët pa media të pavarur dhe gazetarë. Është ai i pari që ka bërë politika me kastrimin e mediave, nëpërmjet korruptimit të tyre përmes pushtetit ekzekutiv. I ka pasur në dorë dhe kur ka qenë në bashki. Gjëja e parë që duhet të bëjë kryeministri është t’i vërë gishtin kokës, por ai në vend që t’i vejë gishtin kokës po ia vë të tjerëve dhe ka tentativa që ta bëjë këtë në mënyrë gjithnjë e më syçjerrët. Pra, po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.” – shprehet Lubonja.

 

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI