Flash

Kryemadhi pyet për familjen e Çakos, vjen live përgjigja e shefit të policisë

Lapsi.al 26 October 2017
Kryemadhi pyet për familjen e Çakos, vjen live përgjigja e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi la të kuptojë se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është larguar nga vendi dhe për këtë gazetarët duhet të hetojnë.

“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij? Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”, tha kryetarja e LSI-së në “Opinion”.

Pak minuta më pas, një mesazh i zëdhënësit të Policisë së Shtetit, sqaroi se Haki Çako është në zyrën e tij, ndërsa familja e tij është në Tiranë.

Kryemadhi shtoi edhe se Edi Rama është kërcënuar nga Saimir Tahiri.

Kryetarja e LSI-së theksoi se kjo është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe.

“Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi” – u shpreh Kryemadhi. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Kanabizimi i trurit

Nga Artan Fuga Kisha vendosur të bëja një test, të merrja lajmet nga aktualiteti, jo duke ndjekur median, por duke dëgjuar komentet e audiencave në biseda me...

20:19

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI