Flash

Gazetari Basir Çollaku: Shërbimet e huaja filmuan Ramën dhe Tahirin në një takim kriminal

Lapsi.al 26 October 2017
Gazetari Basir Çollaku: Shërbimet e huaja filmuan Ramën dhe

Sipas gazetarit Basir Çollaku, fakte të tjera pritet të publikohen shumë shpejt në media, duke mos përjashtuar filmimet. Gazetari tha se të regjistruar në video janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

"Në përpjekjen kur zoti Tahiri, në kulmin e debatit të avionëve tentoi të qëndronte në detyrë, ajo që e ktheu në detyrë ishte një shkëmbim i natyrës kriminale. Kjo është e filmuar nga shërbimet partnere. Do të bindemi shumë shpejt" - u shpreh gazetari Basir Çollaku. Në studion e “Opinion” Çollaku tha se edhe agjentët e antidrogës të intervistuar prej tij janë kërcënuar me shprehjen “na keni kundër edhe neve edhe shtetin”. Sipas Çollakut ka drejtues policie që kanë 4-5 milion euro në shtëpi, të fituara nga trafiku i drogës. Ai theksoi se këtë shumë ata e kanë grumbulluar në banesë, pasi kanë çuar taksat lart. Gazetari shtoi se ka pasur një dëshmi të një agjenti të antidrogës, i cili i tregoi se kupola e policisë është e korruptuar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI