Flash

Ekskluzive/ Zyrtarë të lartë të PS takim me Habilajt, videon e ka Prokuroria

Lapsi.al 26 October 2017
Ekskluzive/ Zyrtarë të lartë të PS takim me Habilajt, videon

Një tjetër video pritet të “turbullojë” më tej skenën politike shqiptare. Lapsi.al mësoi nga burime të sigurta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se hetuesit kanë në dosjet e tyre një regjistrim të bërë në një lokal gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit në qytetin e Vlorës. Burimet thanë se janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që shfaqen në një takim me persona me precedentë penalë (dyshohet se janë të grupit Habilaj). Burimet e lapsi.al thanë se takimi është bërë në një lokal në rrugën “Zaho Koka” pas një tubimi elektoral.

Mbi këtë video u aludua edhe në studion e emisionit “Opinion” ku gazetari Artan Hoxha shkoi me një kasetë video që e vendosi mbi tryezën në krah të tij. Hoxha u tregua i rezervuar për të treguar ç’ka është regjistruar në këtë kasetë, por tha se ekzistojnë regjistrime të takimeve të dyshimta në fushatën e kaluar.

“Ne takime gjatë fushatës ka pasur disa foto. Duhet të bëhet një mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë çdo personazh që mund t’u sigurojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmime, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur” – u shpreh gazetari Artan Hoxha. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama shpëton Saimir Tahirin nga arrestimi

Me 75 vota nga Partia Socialiste dhe të deputetëve çamë, Edi Rama bllokoi arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, të akuzuar për trafik narkotikësh, korrupsion...

14:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI