Flash

Çështja Tahiri, flet ambasadori Lu: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin

Lapsi.al 26 October 2017
Çështja Tahiri, flet ambasadori Lu: Askush nuk duhet të

Pas ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, për çështjen Tahiri ka folur edhe ambasadori Donald Lu.

"Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin", tha në një taktivitet të këshillit rinor të ambasadës, në fakultetin Juridik.

"Publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen Tahiri. Nëse është pa faj, duhet ta dini, nëse ka faj, duhet të përballet me drejtësinë. Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Jeni duke parë si po shkruhet historia. Në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje", u shpreh ai.

Ambasasdori amerikan nuk e ka komentuar çështjen deri tani. Ai priti vendimin e parlamentit për të mos autorizuar arrestimi ne ish -ministrit për të shprehur qëndrimin e tij. Prokuroria e kërkoi arrestimin nën akuzat për trafik droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal të narkotrafikut dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Emri i Tahirit përmendet në bisedat e grupit mafioz të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Saimir Tahiri u largua nga posti i ministrit të Brendshëm në mars të këtij viti. Në korridoret e politikës flitet se kërkesa për largim erdhi nga seli të fuqishme diplomatike në Tiranë. /Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Berisha nuk shpëton dot as në avion

Ish-kryeministri Berisha mbetet një nga politikanët më popullorë në Shqipëri. Edhe pas kaq shumë vitesh në politike ai vazhdon të pëlqehet pothuajse nga të gjit...

23:31

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI