Flash

Sulmi ndaj gazetarëve, Kryemadhi: Rama e gjen fuqinë te mandatet e blera me paratë e krimit

Lapsi.al 25 October 2017
Sulmi ndaj gazetarëve, Kryemadhi: Rama e gjen fuqinë te mandatet e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e konsideron të paprecedentë deklaratat e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve. Siapas saj Rama e gjen forcën te mandatet e blera me paratë e krimit. Ajo i bën thirrje trupit diplomatik në Tiranë të reagojë ndaj këtij sulmi që sic tha ajo është ditë e zezë për demokracinë.

Deklarata e plotë e saj.

I frikësuari i madh Edi Rama, pasi akuzoi dhe sulmoi për tre ditë me radhë akuzat e prokurorisë dhe prokurorët, sot në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët duke sharë dhe fyer në mënyrë të turpshme.

Një kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t’i drejtojnë pyetje. Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias. Ai që u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij.

I bëj thirrje medias, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë për këtë sjellje rrugaçërore të një kryeministri që nuk ndalet për të patur pushtet mbi drejtësinë dhe median. Të vetmet pushtete që siç duket i ka ende jashtë kontrollit. Sot është një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri dhe si e tillë na takon të gjithëve përgjegjësia për të shkulur nga rrënjët këtë klikë kriminale që nuk kursen askënd.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI