Flash

Sot vendoset fati i Tahirit/ Si do të votojë Kuvendi për ish-ministrin?

Lapsi.al 25 October 2017
Sot vendoset fati i Tahirit/ Si do të votojë Kuvendi për

Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria ka kërkuar autorizim nga Parlamenti  për arrestimin e tij.

Në një seancë që do të mblidhet në orën 10:00 Deputetët e Kuvendit do të votojë për dy raporte të cilat u hartuan nga shumica parlamentare dhe nga opozita, pas debateve dhe diskutimeve në Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit. 

Raporti i parë i hartuar nga mazhoranca kërkon hetimin e plotë dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit por jo arrestimin, ndërsa opozita kërkon arrestimin e Tahirit.

“Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, e depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me shkresën nr. 9906, datë 19.10.2017 “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Saimir Tahiri”, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar (nenet 13, 118 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë). Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin (rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare)”, - thuhet në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi.

Të këshilluara

5 dosjet me të cilat Tahiri kërcënoi Ramën

Ish-kryeministri Berisha renditi 5 dosjet që sipas tij Saimir Tahiri i ka përdorur për t’i bërë presion Edi Ramës që ta mbronte dhe të ndryshonte qëndrim për të...

21:42

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI