Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Shoqata e gazetarëve dënon sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve (Deklarata)

Lapsi.al 25 October 2017
Shoqata e gazetarëve dënon sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise, shpreh shqetësimin e indinjatën e thellë për sulmin dhe ofendimet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave sot më 25 Tetor 2017, pas përfundimit të seancës plenare, ku shumica qeverisëse votoi kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të tij të brendshëm, i përmendur në përgjimet e drejtësisë italiane, mbi një organizate shqiptaro-italiane të narkotrafikut.

Kjo është një sjellje e përsëritur e kryeministrit ndaj mediave, por këtë herë, sulmet verbale të kryeministrit, kishin tone të papranueshme intimiduese.

Sic e deklaroi vetë, me zë e figurë e në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, kryeministri Edi Rama kishte dalë për t’u marrë me gazetarët duke i ofenduar me një gjuhë të padenjë. “Kam dalë për ju sot, për ju dhe kokat tuaja që ju torollisin atje në kazan” tha kryenistri që doli vetë për të komunikuar me mediat pas seancës, ndërsa epitetin “kazan”, e përdor si eufemizëm për median në mënyrë sistematike.

Në një shpërthim të papritur, komunikimi në transmetim të dretpërdrejtë televiziv i kryeministrit ndaj mediave përmbante frazat “Ju përconi si tel bakri, që as llogjikon, as kupton”, “turp për të gjithë ju dhe ata si ju, që ende nuk e keni kuptur se për cfarë bëhet fjalë, e vazhdoni të torollisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi”; “pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur”, “ju jeni për të qarë hallin” , “flisni përcart”, “Këto janë pyetje për të qarë hallin”, “kjo është një idiotsi, në këtë pozitë idiote me vë ti me pyetjen tënde”, “jeni një amplifikator thashethemesh i paparë”, “ju duhet t’i thërrisni mendjes”, “skeni si ta kuptoni ju, që për fatkeqësinë tuaj nuk lexoni”, “është e drejta jote te besh rolin e budallait”

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” shpreh shqetësimin e thëllë për ofendimet dhe intimidimin që u bëri kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mediave sot.

U bëjmë thirrje partnerëve tanë, Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Federatës Europiane të Gazetarëve në Bruksel, cdo organizate që merret me median e të drejtat e njeriut në vend dhe të gjithë trupit diplomatic në Shqipëri që të reagojnë në mbështetje të medias, e të na ndihmojnë të ndalojnë këtë sjellje të përsëritur të kryeministrit ndaj pushtetit të katërt.

Nuk është faji i medias që drejtësia italiane ka arritur të përgjojë narkotrafikatë shqiptarë, kushërinj të largët të ish ministrit të brendshëm të qeverisë, duke e lakuar emrin e tij si përfitues të aktivitetit të tyre. Nuk është faji i medias shqiptare që prokuroria e krimeve të rënda të Shqipërisë ka nisur hetimet dhe i kërkoi kuvendit arrestimin e ish ministrit të brendshëm.

Nëse media bën pyetjet që nuk i pëlqejnë, kryeministri ka gjithë të drejtën të mos përgjigjet, por jo të dalë enkas para tyre, për t’i ofenduar e intimiduar mediat për punën që bëjnë, atë që i takon, mbulimin e kësaj ngjarje që ka shqetësuar kaq shumë kryeministrin.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI