Flash

Ruçi i ndërpret fjalën, Berisha largohet nga salla: Kjo është dita e turpit e këtij parlamenti në 27 vite

Lapsi.al 25 October 2017
Ruçi i ndërpret fjalën, Berisha largohet nga salla: Kjo

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është treguar sërish i prerë me ish-kryeministrin Berisha duke i ndërprerë fjalë me pretendimin se reagimi i tij nuk ishte për procedure.

Pas këtij veprim, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga salla e seancës plenare dhe ka folur me gazetarët para hyrjes së Kuvendit.

Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po mbështet bandat e trafikantëve dhe pengon drejtësinë.

“Siç e shihni ju një bandë që ka trafikuar me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera, 30 ton drogë në Itali. Kanë mbështetjen e kryeministrit. Nuk ka në historinë e këtij Parlamenti 27 ditë më të turpshme, kjo është dita e turpit”, - tha Berisha.

Ndërkohë, para pak minutash Berisha është kthyer sërish në sallë dhe ëhstë parë të bisedojë me Enkelejd Alibeajn.

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI