Flash

Rama humb toruan me gazetarët: Turp për të gjithë ju, as nuk kuptoni, as nuk lexoni

Lapsi.al 25 October 2017
Rama humb toruan me gazetarët: Turp për të gjithë ju, as nuk

Sapo doli nga seanca plenare, kryeministri Rama është ndalur në një prononcim për mediat duke iu lëshuar gazetarëve me fjalë të ashpra.

Kryeministi Edi Rama ka shpërthyer me akuza ndaj gazetarëve, duke i thënë se nuk kuptojnë, as lexojnë, as thellohen e as duan të dëgjojne për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

“Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që ende nuk keni kuptuar se për cfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni corodisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi, nuk keni kuptuar se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta para se të tregojë të tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për cfarë bëhet fjalë. Nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh, nuk jemi në një situatë ku diskutojmë tja heqim apo lëmë imunitetin, e keni marrë vesh? Jo! Së dyti, e mund të qeshni sa të doni, jeni pjesë e këtij problemi të madh në tërësinë që ka Shqipëria ku ku përconi akuzat, po pasur as përgjegjesi për atë që përçon. S’keni si ta kuptoni ju që as lexoni, as përpiqeni të thelloheni, as doni të dëgjoni për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Po të ishte siç thoni ju cili është roli që e përfshin Kuvendin? Cfarë është Kuvendi një studio noteri që vjen të vulosësh një certifikatë? Çfarë është komisioni i mandateve, një tufë hunjsh që janë aty për tu tundur sipas muzikës që ofron prokuroria? Ata kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubin e katundit mediatik: po mirë mo pse ca ka, të shkojë njëherë në burg dhe pastaj flasim rrugës.” – tha Rama.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI