Flash

PS mbron Tahirin në Kuvend: Mbrojtja do thotë stop në gjykatë, kjo çështje është e montuar politikisht

Lapsi.al 25 October 2017
PS mbron Tahirin në Kuvend: Mbrojtja do thotë stop në

Pas votimit ne Kuvend, ku PS-ja me votim elektronik rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kerkonte arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, fjalën e kanë marrë deputetët e dë dyja kampeve për të diskutuar për këtë çështje.

Deputeti i PS dhe anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja, është shprehur se nuk do të ketë gjykatë jo në Shqipëri, por në Evropë që themelon pafajësinë duke u veshur opozita me sfond politik.

“Sa i takon retorikës së fortë këto ditë, por edhe me këto që keni mbi tavolina (pankartat kundër qeverise që mbante opozita) po e dëmtoni hetimin e cështjes Tahiri, kjo që po bëni shkon në rrjedhën e kundërt, po i bëni një shërbim të madh Tahirit duke i dhënë argumenta politike e s’do ketë gjykatë jo në Shqipëri, por në Evropë që themelon pafajësinë duke u veshur ju këtë sfond bardhezi. Do ta vini gjykatën përballë faktit të kryer, kur mbrojtja do thotë stop, kjo çështje është e montuar politikisht. Në rastin konkret humbet drejtësia e do humbasë për shkakun e hallit tuaj për pushtet. Ta lëmë prokurorinë të bëjë detyrën e ta vazhdojë hetimin, kjo është ftesa ime miqësore nëse keni hallin të shkojë në burg nga i pari tek i fundit kush ka shkelur ligjin, dëmi më i madh i drejtësisë është kjo që po bëni ju sot.” – tha Ulsi Manja i PS.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI