Flash

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Tani nuk ka vlerë kontrolli në banesat e Tahirit

Lapsi.al 25 October 2017
Prokuroria e Krimeve të Rënda: Tani nuk ka vlerë kontrolli

Prokuroria e Krimeve të Rënda po e konsideron të pavlerë vendimin e mazhorancës parlamentare për të lejuar vetëm kontrollin e banesave të ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për të ushtruar kontroll personal ndaj tij.

"Pas kaq kohe është e pakuptimtë të ushtrosh kontroll banese",  tha për lapsi.al një burim nga prokuroria.

Prokurorët nuk do të shkojnë as në Gjykatë për të marrë mandat për të kontrolluar apartametet e deputetit Tahiri.

"Kjo nuk do të thotë se hetimet nuk do të vazhdojnë", sqaroi i njëjti burim.

Krimet e Rënda e kërkuan kontrollin e banesës, pasi synonin të gjenin aty sendet e çmuara që grupi i Habilajve thoshte në bisedat e përgjuara, se i kishte bërë dhuratë Tahirit për nënën dhe bashkëshorten.

"Ka kaluar 1 javë. Kontrolli duhet të kishte qenë i menjëhershëm", vijon për lapsi.al burimi nga prokuroria.

Hetimi do të përfshijë edhe disa fashikuj të tjerë që kanë mbërritur nga Italia. Priten edhe disa materiale të tjera shtesë jo vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe nga Antimafia e Leçes.

Në dritën e provave të reja, prokuroria mund të rikthehet në kuvend me të njëjtën kërkesë si më parë: autorizimin për ta arrestuar ish -ministrin e Brendshëm, nën akuzën për trafik droge, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në një grup të strukuruar kriminal të narkotrafikut. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI