Flash

Patozi tregon mënyrën e vetme për t'u hakmarrë ndaj Ramës

Lapsi.al 25 October 2017
Patozi tregon mënyrën e vetme për t'u hakmarrë ndaj

Nga Astrit Patozi

Një kryeministër që fyen gazetarët është një shfaqje e shëmtuar që ta shpif, por kjo jo domosdoshmërisht e nxjerr atë jashtë misionit të vet. E patë besoj sot që më shumë u fol për sharjet e Edi Rames pas seancës, sesa për atë që ndodhi në sallën e parlamentit?

Kurse një gazetar që bojkoton kryeministrin, mund të prodhojë vërtetë spektakël publik, por kjo e nxjerr atë jashtë misionit të shtypit.

Sipas meje, ka vetëm një mënyrë për t'u "hakmarrë" ndaj qeverive arrogante dhe të korruptuara. Të informosh çdo ditë, çdo orë dhe çdo minut për të vërtetat përvëluese, që i nxjerrin ato zbuluar. Ku padyshim përfshihen edhe "shpërthimet" spontane ose të paramenduara të çdo politikani kundër shtypit.

Gazetarët dhe zyrtarët e lartë nuk kanë një garë të etikës së komunikimit me njëri-tjetrin, por i bashkon, po aq sa i ndan, shumë më tepër se kaq.

Ndaj, pa dashur të futem fare në një punë që nuk më takon, do t'u sugjeroja gazetarëve që t'i tregojnë vendin kësaj race politikanësh, jo duke u lënë fushën e lirë, sepse ashtu mbase do të përmbushnin pa dashje dëshirën e abuzuesve të tyre.

Por duke iu ngjitur mbrapa në çdo çast për t'i treguar publikut se çfarë ata janë realisht. Pa u kompleksuar kurrë nga fyerjet e tyre, të cilat ka raste kur ngjajnë me atë bezen e kuqe, që shërben për të marrë vëmendjen e demave.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI