Flash

FOTO/ Kurthi që PD i ngriti Edi Ramës në parlament

Lapsi.al 25 October 2017
FOTO/ Kurthi që PD i ngriti Edi Ramës në parlament

Sapo Edi Rama u largua nga foltorja e parlamentit pak minuta, një nga deputetët e PD-së, Edi Paloka u çua nga vendi për t’i lënë një surprizë në tryezën e tij. Pankartën ku shkruhej “qeveri e krimit”, Paloka e vendosi  para ndenjëses bosh të kryeministrit. Me ndërhyrjen e gardistëve në sallë, pankarta është larguar dhe Edi Paloka u largua duke qeshur.

Ka qenë deputeti tjetër i PD-së, Flamur Noka, që kur është çuar të flasë ka vendosur një tjetër pankartë, në të njëjtin vend. Kësaj radhe Edi Rama e gjeti aty pankartën, ku shkruhej "qeveri e drogës", fiks në momentin kur gardisti përpiqej ta largonte menjëherë nga posti i ndenjëses së kryeministrit. Rama e ka parë me inat gardistin që duhej të tregohej më i shkathët, ndërsa dëgjonte fjalët e Flamur Nokës, që ia përsëriti disa herë lidhjet me drogën dhe krimin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI