Flash

Debate në OKB/ Rusia bllokon hetimin për përdorimin e armëve kimike në Siri

Lapsi.al 25 October 2017
Debate në OKB/ Rusia bllokon hetimin për përdorimin e armëve

Rusia vendosi sot veton për një projektrezolutë të paraqitur nga SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që parashikon zgjatjen me një vit të një hetimi mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.

Është hera e nëntë që Moska përdor të drejtën e vetos për të mbrojtur aleatin sirian.

Rusia është shprehur kundër rinovimit të mandatit të ekspertëve të OKB-së, të ngarkuar për të hetuar përdorimin armëve kimike në Siri. Ai përfundon më 18 nëntor.

Këta ekspertë pritet të dorëzojnë të enjten në Këshillin e Sigurimit një raport mbi sulmin me gaz sarin të 4 prillit në Khan Cheikhoun, në veri të Sirisë, që ka vrarë më shumë se 80 persona, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë.

Pas vetos, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka akuzuar Moskën se ka përkrahur edhe njëherë diktatorët dhe terroristët që përdorin këto armë.

“Rusia ka treguar edhe njëherë se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të garantuar që regjimi barbar i presidentit sirian, Bashar al-Assad të mos paguajë kurrë pasojat për përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike”, - u shpreh ambasadorja Haley.

Kina dhe Kazakistani kanë abstenuar, Bolivia ka votuar kundër rinovimit dhe 11 vende kanë votuar pro shtyrjes së mandatit të komisionit të hetimit, quajtur “Joint Investigative Mechanism (JIM)”.

Vetoja e Rusisë ka bllokuar miratimin e tekstit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI