Flash

Cate Blanchet dhe Demi Lovato "rrëmbejnë" çmimin e parë në "InStyle Awards" (Foto)

Lapsi.al 25 October 2017
Cate Blanchet dhe Demi Lovato "rrëmbejnë" çmimin e

Si çdo vit "InStyle Awards" është evenimenti që bashkon të gjithë ikonat e stilit dhe jo vetëm .Shumë aktore e këngëtare ishin prezent në këtë ceremoni por veteëm 2 arriten të triumfonin me çmimin e madh.

Cate Blanchet e Demi Lovato ishin dy fatlumet e natës së 23 Tetorit.

Blanchet kishte zgjedhur një fustan elegant me një prerje të thellë përpara në formë V-je, krijim i “Givenchy”. Fjalimi i saj iu drejtua drejtpërdrejt meshkujve që e dëgjonin.

“E gjithë kjo ka të bëjë me gratë që ndihen të lira të veshin çfarë të duan, atëherë kur duan ta veshin dhe mënyrën sesi zgjedhin ta bëjnë këtë. Të gjithave na pëlqen të dukemi joshëse, por kjo nuk do të thotë se po e ftojmë palën tjetër në intimitet”, tha ajo.

E gjithë mbrëmja në fakt u kthye në një elozh ndaj fuqisë femërore, në sfondin e skandalit “ëeinstein” që ka tronditur nga themelet parajsën e filmit.

Ndërkohë, Lovato u nderua me çmim për betejën e saj personale me çrregullimin bipolar, si dhe mbështetjen që i ka dhënë hapur personave të tjerë të prekur nga e njëjta sëmundje.

“Ndershmëria i ka dhënë formë jetës sime. Edhe pse disa herë ka qenë e dhimbshme, jam ndierë e dobët, kam pasur frikë, unë sërish e kam ditur sesa e rëndësishme ishte ta ndaja historinë time me të tjerët, me shpresën se do t’i frenoja në rrugën drejt rrëzimit”, tha Demi Lovato.

Të pranishme në këtë shfaqje ishin edhe emra të tjerë të famshëm, si Zendaya, Elle Fanning, Selena Gomez apo Kate Bosëorth. Shumë nisën ta komentonin veshjen e guximshme të Fanning, por edhe aktorja e pranoi se, edhe për atë vet ishte paksa e çuditshme ajo përzgjedhje. Ajo tha se meritën për eksperimentimin me modën ia njeh të ëmës, e cila ia ka dhënë lirinë të luajë me veshjet e saj që në moshë të vogël.

Louise Roe

Ellen Pompeo

Rachel Zoe

Heidi Klum

Connie Britton

Kate Blanchet

Demi Lovato

Kelly Roëland

Angela Sarafyan

Faith Hill

Elle Fanning

Selena Gomez

Kate Bosëorth

Zendaya

Cindy Craëford

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI