Flash

Berisha tregon përse shkoi Rama me urgjencë në zyrën e Xhafajt (Video)

Lapsi.al 25 October 2017
Berisha tregon përse shkoi Rama me urgjencë në zyrën e

Mediat raportuan në fundjavë një takim urgjent të kryeministrit Rama me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ishte kryeministri që kishte shkuar në zyrën e tij. Anjë nga dikasteret nuk bënë njoftim për shtyp mbi arsyet.

Një ditë më vonë Rama u shfaq sërish në krah të Xhafës në ministrinë e Brendshme në një takim me drejtuesit e policisë.

A u diskutua ditën më parë mbi këtë aktivitet apo kreu i qeverisë dhe ministri i besuar i tij folën për çështjen e nxehtë Tahiri - Habilaj, pikërisht ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit të Mandateve?

Sali Berisha thotë se Rama shkoi në zyrën e Xhafajt për të identifikuar dëshmitaren që kishte dalë kundër Tahirit.

Sipas tij, Blendi Çuçi, anëtar i komisionit, kishte fotografuar dëshminë dhe foton e dëshmitares dhe ia dërgoi kryeministrit.

Më pas Rama ka dashur ta diskutojë këtë detaj personalisht me Xhafajn.

"Informoj Kuvendin dhe shqiptarët, se njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë, oficeren e Policisë, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin Kristaq Habili, i cili, pasi mori foton nga Bledi Habili (Çuçi), pasi mori foton e dokumentave, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin, tradhëtuan duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror. sb", shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

Versioni i nxjerrjes së sekretit hetimor nën betim nga deputeti dhe ish -ministri Çuçi u denoncua mbrëmë në Opinion nga gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, por Çuçi e mohoi. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI