Flash

Agjent i dyfishtë, përfshirje në vrasje dhe sekrete bërthamore/ Dënohet me vdekje iraniani

Lapsi.al 25 October 2017
Agjent i dyfishtë, përfshirje në vrasje dhe sekrete

Një shtetas iranian që punonte për shërbimin sekreti izraelit, Mossad, është dënuar sot me vdekje me dyshimin për dhënien e informacioneve sekrete agjencisë izraelite të spiunazhit nga kryeqyteti iranian.

Prokurori publik, Abbas Jafar Dolatabadi tha në gjykatë se i akuzuari, një shtetas iranian, u kishte transmetuar në mënyrë të përsëritur informacionet sekrete të programit atomik të vendit, oficerëve të shërbimeve sekrete izraelite.

Përveç kësaj, personi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e dy shkencëtarëve bërthamorë iranianë, shtatë vjet më parë.

“I pandehuri thuhet se ka marrë para dhe një leje qëndrimi suedeze në këmbim të shërbimeve të tij”, ka thënë Dolatabadi, citon agjencia iraniane e lajmeve “ISNA”.

Dolatabadi nuk ka bërë të ditur detaje të mëtejshme mbi çështjen.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI