Flash

$ 600,000 dëmshpërblim për Eminem nga partia politike e Zelandës së re

Lapsi.al 25 October 2017
$ 600,000 dëmshpërblim për Eminem nga partia politike e

Një parti politike e Zelandës së Re është urdhëruar të paguajë $ 600,000 në kompensim të shkeljes së të drejtave të autorit të paraqitur nga reperi amerikan Eminem. Partia Kombëtare përdori këngën Lose Yourself të Eminem në fushatën zgjedhore .Kënga e zgjedhur nga Partia kishte disa ndryshime minimale nga origjinalja, sipas vendimit të gjykatës.Eminem i paraqiti procedurat pasi Partia Kombëtare përdori një version të paliçensuar të këngës fituese të Oskarit në fushatën e vitit 2014.Avokatët e partisë kishin argumentuar se melodia e përdorur nuk ishte Lose Yourself, por një këngë e quajtur Eminem-esque, të cilën ata e blenë nga një bibliotekë muzikore .Megjithatë gjykata vendosi të mërkurën se melodia ishte “mjaft e ngjashme” me origjinalen e Eminem, duke shtuar se ajo në të vërtetë shkelte ligjet e autorit.Aktgjykimi mori në konsideratë meloditë e daulleve, akordet e sfondit dhe tingujt e violinës të çdo versioni, të gjitha këto kishin ngjashmëri të mëdha.Lose Yourself kënga e Eminem, e cila u shfaq në repertorin e filmit ‘8 Mile’ në vitin 2002 është një nga hitet e tij më të mëdha.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI