Flash

Xhafaj me ministrat e brendshëm rajonalë në Itali, a do të merret me dosjen Tahirin atje?

Lapsi.al 24 October 2017
Xhafaj me ministrat e brendshëm rajonalë në Itali, a do të

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit IPA 2013, ‘Lufta kundër Krimit të Organizuar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Drejtësi Penale, në Ballkanin Perëndimor”, të zhvilluar në Trieste, Itali.

Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar.

“Falë bashkëpunimit në mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimentojmë dhe jetësojmë modele të reja ndërveprimi midis organeve tona të policisë apo autoriteteve gjyqësore”, - tha Xhafaj para ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë më herët ish-kryeministri Berisha e akuzoi se ka shkuar në Itali për dosjen e tij lidhur me krimin dhe drogën. Nuk dihet nëse Ministri i Brendshëm do të flaës më autoritetet italiane lidhur me çështjen 'Tahiri', çështje kjo që ka shkkatuar një debat shumë të madh në opinion public shqiptar dhe mund të çojë pas hekurave një ish-ministër.

 

Të këshilluara

Bora zbardh edhe Kukësin (VIDEO)

Dimri trokiti zyrtarisht ! Në Veri nisën reshjet e dëborës, ndërsa të pjesën tjetër të vendit temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme dhe janë regjistruar r...

14:53

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI