Flash

Saimir Tahiri letër prokurorëve: Jam deputet, më hetoni shpejt!

Lapsi.al 24 October 2017
Saimir Tahiri letër prokurorëve: Jam deputet, më hetoni shpejt!

Pasi është siguruar se vota e kolegëve të tij të Partisë Socialiste do të jetë kundër imunitetit, Saimir Tahiri i dërgoi një kërkesë sot prokurorisë që të hetojë shpejt.

“Të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime dhe për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt, që nga ana e organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit.”

Në shkresën dërguar prokurorisë, bie në sy llogjika e Saimir Tahirit, i cili megjithëse është i pandehur për trafik droge, e gjen të drejtën t’i drejtohet prokurorëve sepse ai është edhe deputet.

“Kërkesa jonë ka të bëjë jo vetëm me garancitë Kushtetuese, por edhe me pozicionin e personit nën hetim në cilësinë e deputetit të kuvendit të Shqipërisë, i cili kërkon jo vetëm t’i hapë rrugë hetimit, por edhe të dali dhe të sqarohet e vërteta lidhur me pozicionin e tij, ndaj akuzave tashmë të bëra publike, si dhe një detyrim për të bërë të qartë opinionin dhe pozicionin e tij të paimplikuar në vepra penale në përgjithësi dhe në vepra penale në veçanti për të cilat akuzohet” shkruajnë avokatët e Tahirit në kërkesën për prokurorinë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI