Flash

Rama për vizitë zyrtare në Emirate. A do të kthehet nesër në Kuvend për Tahirin?

Lapsi.al 24 October 2017
Rama për vizitë zyrtare në Emirate. A do të kthehet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Kryeministrin, Lartësinë e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet. Nga ana e tij, Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.

Rama është shoqëruar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Të këshilluara

Bora zbardh edhe Kukësin (VIDEO)

Dimri trokiti zyrtarisht ! Në Veri nisën reshjet e dëborës, ndërsa të pjesën tjetër të vendit temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme dhe janë regjistruar r...

14:53

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI