Flash

Përqëndrimi i pushtetit tek Rama. Berisha paralajmëron destabilizim dhe konflikt civil

Lapsi.al 24 October 2017
Përqëndrimi i pushtetit tek Rama. Berisha paralajmëron

Sali Berisha deklaroi se nëse drejtësia merret në dorë nga Edi Rama, zgjidhja e vetme për vendin është destabilizimi dhe konflikti civil.

Berisha u shpreh në emisionin “Studio e Hapur” se i druhet një konflikti të tillë, që e cilëson si më të keqin, por parashikon se ky konflikt është i pashmangshëm. Kjo pasi në Shqipëri, sipas Berishës, Edi Rama bën edhe kryegjykatësin, edhe kryeprokurorin, edhe kryeparlamentarin, edhe kryeministrin.

Lideri historik i PD theksoi se vendimi për t’iu kundërpërgjigjur me dhunë një pushteti të tillë nuk i takon atij.

“N.q.s. vdes drejtësia, nqs drejtësia merret në dorë nga një njeri që bën kryegjykatësin, kryeprokurorin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin, nuk ka zgjidhje tjetër përvec destabilizimit.

Nqs vdes drejtësia, atëhere nuk ngelet gjë tjetër, veç dhuna.

Isha për të hyrë në zgjedhje pikërisht për të shmangur më të keqen, që është konflikti civil.” – u shpreh Sali Berisha. ©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

5 dosjet me të cilat Tahiri kërcënoi Ramën

Ish-kryeministri Berisha renditi 5 dosjet që sipas tij Saimir Tahiri i ka përdorur për t’i bërë presion Edi Ramës që ta mbronte dhe të ndryshonte qëndrim për të...

21:42

Shpërndante kanabis, kapet i riu me 60 doza

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Elbasan.  Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, Refael Kapja, pasi u kap me 60 doza lëndë narkotike kan...

20:08

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI