Flash

“Nuk i kemi mirë punët me ata të shtetit”/ Krahu i djathtë i Habilajt që mund të lirohet

Lapsi.al 24 October 2017
“Nuk i kemi mirë punët me ata të shtetit”/ Krahu i

Gjykata e Tiranës (ashtu si gjykata e Krimeve të Rënda 3 ditë më, parë) caktoi masën e sigurimit personal 20 ditë burg për Nezar Seitin i arrestuar si pjesë e grupit të Habilajve me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Prokurori kërkoi burg pa afat për 40-vjeçarin, por gjykata dha vetëm gjysmën e tyre. Gjatë kësaj kohe duhet të vijë nga Italia dosja dhe kërkesa e ekstradimit, në të kundër ai do të lirohet.

Po kush është Nezar Seiti?

Ai u ndalua javën e kaluar gjatë operacionit në Babicë ku u gjetën 4 ton kanabis, por nuk ka lidhje direkte me të. Emri i Nezar Seitit, renditet i katërti në listën e fletë-arresteve të prera nga gjykata e Katanias. Sipas dosjes në fjalë, 40-vjeçari ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Moisi Habilajt. Seiti takohej personalisht me porositësit e drogës.

Në dosjen me 416 faqe që lapsi.al disponon thuhet se janar 2017, agjentët e Guardia Di Finanza në Itali e kanë ndjekur në lagjen San Giovanni Galermo në Katania. Ai është parë duke marrë 50 mijë euro për një sasi droge të shkëmbyer. Sipas prokurorëve këto para u transportuan në Shqipëri, të fshehura në një ngarkesë me detergjentë.

Sërish në janar të këtij viti Nezar Seiti është regjistruar teksa flet në telefon me anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj, ku i thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon si më parë: “Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”... e kam telefononin në shtëpi... dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme, se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,… kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit” – thuhet në përgjimet e prokurorisë së Katanias. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërndante kanabis, kapet i riu me 60 doza

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Elbasan.  Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, Refael Kapja, pasi u kap me 60 doza lëndë narkotike kan...

20:08

Tiranë, përdhunohet një vajzë 16-vjeçare

Një vajzë 16 vjeçe ka denoncuar një 21-vjeçar e ka përdhunuar, duke bërë që ky i fundit të shpallet në kërkim policor. Ngjarja për të cilën akuzohet D.I., si...

19:23

Mesazhi tek Berisha nxjerr zbuluar Ramën

Edi Rama njoftoi sot se në maj do të përfundojë rruga turistike në Velipojë. Por, një denoncim i një shkodrani, i publikuar nga Sali Berisha, pretendon se kjo ë...

18:24

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI