Flash

Nobelistja gjermane ‘trondet’ serbët, mbron Kosovën në Beograd

Lapsi.al 24 October 2017
Nobelistja gjermane ‘trondet’ serbët, mbron Kosovën

Shkrimtarja gjermane, Herta Myller, fituese e çmimit Nobel, deklaroi se serbët i kanë bërë keq vetes dhe fqinjëve të tyre me luftrat e fundshkekullit 20.

Sipas shkrimtares, edhe Kisha Ortodokse Serbe është fajtore për tmerret e ndodhura.

Këto deklarata shkaktuan reagime të shumta tek publiku serb. Nobelistja ishte mysafire e Panairit të Librit.

“Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysëm-parajsë, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetes. Serbët i kanë bërë keq vetes. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka faj për tmerret e ndodhura”.

Kjo deklatë e nobelistes erdhi pasi në Panairin e Librit në Serbi i kujtuan kritikat e saja ndaj Serbisë dhe përkrahjen e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Klan Kosova shkruan se atëhere shkrimtarja kërkonte që Millosheviçit t’i jepej fund një herë e mirë.

Pas kaq vitesh, Myller mendon njësoj.

“Unë edhe sot mendoj njësoj, pasi një njeri si Millosheviçi, që zhvillon katër luftëra brenda nëntë vitesh dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza, nuk mund të ndalet me fjalë. Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm” – u shpreh shkrimtarja gjermane. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI