Flash

Ndryshon sërish taksa e tabelës për bizneset

Lapsi.al 24 October 2017
Ndryshon sërish taksa e tabelës për bizneset

Biznesi do të ketë ndryshime edhe tek taksa e tabelës.

Në paketën fiskale të vitit 2018, bëhet një riformatim i kësaj takse me një model që sipas relacionit shpjegues është huazuar nga Mali i Zi.

“Përsa i këtij ndryshimi, është marrë në konsideratë eksperienca e Malit të Zi, i cili, bazuar në sipërfaqen e shtrirjes së tabelës, ka vendosur kategorizim të nivelit të taksës sipas madhësisë së tabelës.

Kështu, tabelat deri në një sipërfaqe të caktuar, taksohen në nivelin 100% të taksës. Mbi këtë sipërfaqe, për çdo diapazon rritje nga një sipërfaqe në tjetrën, niveli i taksës ulet në masat 85%, 75%, 55% dhe 40% ndaj nivelit 100%.

Gjithashtu, duke qenë se përgjithësisht tabelat ndahen në të thjeshta, me ndriçim dhe elektronike, niveli i taksës ndryshon me rritje sipas këtyre ndarjeve. Niveli më i lartë është për taksën e tabelës elektronike 100%, duke u ulur në nivelet 77% për tabelat me ndriçim dhe 44% për tabelat e thjeshta” thuhet në relacion.

Ministria e Financave e ka detajuar modelin në relacionin e saj ndërkohë që secili nga Këshillat Bashkiakë ka të drejtë që brenda një tavani dhe dyshemeje të aplikojë vlera të tjera të taksave vendore.

Buxheti i njësive vendore preket këtë herë në tre taksa ku konkretisht për taksën e ndërtesës synohet që efekti të jetë pozitiv, përjashtimi nga taksa e infrastrukturës për hotelet me 4 dhe 5 yje me status special efekt negativ dhe për taksën e tabelës pa një vlerësim paraprak. /Monitor/

Të këshilluara

Bora zbardh edhe Kukësin (VIDEO)

Dimri trokiti zyrtarisht ! Në Veri nisën reshjet e dëborës, ndërsa të pjesën tjetër të vendit temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme dhe janë regjistruar r...

14:53

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI