Flash

Kundërsulmon Tahiri/ Shigjeta ndaj prokurorëve, partisë së tij dhe mediave

Lapsi.al 24 October 2017
Kundërsulmon Tahiri/ Shigjeta ndaj prokurorëve, partisë së

Saimr Tahiri i ka harruar lotët në “Opinion”, përmendjen e pavend të të birit dhe pozicionin e viktimës që përmend burgun. Pasi u trimërua duke u përballur me prokurorët në komisionin e mandateve, ish ministri tani është hedhur në kundërsulm. Prova më e fortë që nxori sot në konferencën e paralajmëruar për media ishte një vërtetim i prokurorisë së Katanias se ai nuk është hetuar kurrë në Itali për dosjen Habilaj (dokumenit poshtë).

Së pari ai ngriti tonet kundër prokurorisë që kërkon arrestim megjithëse nuk e ka marrë ende në pyetje:

“Të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime dhe për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt, që nga ana e organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit.” Thuhet në letrën e mbrojtjes së tij.  Tahiri i shtoi edhe më shumë tonet kur tha para gazetarëve: “Do rri të dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje. Unë sdo largohem”.

Së dyti pasi ka nxjerë  provën e fortë në favor të tij, dhe e ka krahasuar atë me nxitimin e prokurorisë për ta burgosur vetëm 24 orë pasi është njohur me faktet, Tahiri është trimëruar edhe me deputetët. Ai i ka sfiduar të gjithëm madje edhe kolegët e tij socialiste, duke thënë se nëse besojnë se duhet arrestuar, le ta bëjnë.

Nëse ka deputet te PD, por edhe të PS qe mendojne se une duhet te shkoj ne burg i ftoj ta bëjnë këtë punë. Jam i gatshëm të përballem me të vërtetën. S’dua të dal nga kjo histori si njeriu që hajt po ia falim kësaj radhe e le të mos shkojë në burg. Deputetët e PS edhe në Këshillin e Mandateve edhe në Parlament, do mbrojnë një qëndrim që ka të bëjë me të vërtetën, jo me Saimir Tahirin, nëse ka një njeri që mendoj se unë duhet të arrestohem le të votojë që unë të shkoj në burg dhe unë do përballem” – tha Tahiri.

Së treti ish ministri i Brendëshën e ka shpallur fushatën kundër tij si një fushatë të njërzve politikë që « kanë vrarë për të mos u zbuluar se kanë vjedhur » dhe duke u nisur nga kjo ka sulmuar edhe mediat që i majnë ison atyre. « Nëse ata që bëjnë xhiron e mediave që nuk kanë lënë politikan prej nga të cilët janë paguar, unë u kam dalë në shteg për të shfryrë mbi mua hesapet e 25 viteve të fundit, me politikë të mbrapshtë, u them rrini pa merak unë do e përballoj këtë sido të jetë.” – tha Tahiri.

Në konferencën e sotme pas nxjerries së dokumentit nga prokuroria e katanias Tahiri është shfaqur më i sigurtë dhe ka shtuar trysninë ndaj prokurorisë, partisë së vet dhe mediave.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI