Flash

Krahasimi me 21 janarin/ Rakipllari e nxjerr Berishën bllof me fjalët e veta

Lapsi.al 24 October 2017
Krahasimi me 21 janarin/ Rakipllari e nxjerr Berishën bllof me fjalët

Sali Berisha ka bërë sot një gafë spektakolare në emisionin "Studio e hapur" kur është detyruar të krahasojë mosdorzimin e Tahirit nga Rama dhe të gardistëve prej tij pas vrasjes së 21 janarit. I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se ku është ndryshimi mes mbrojtjes që Rama i bën ish ministrit të tij që nuk e dorëzon tek prokuroria dhe atij vetë që nuk e lejoi arrestimin e gardistëve nga Ina Rama, Berisha u mundua të rëshkasë. Ina Rama donte t'i shërbente grushtit të shtetit dhe donte të arrestonte zinxhirin komandues të gardës, por atë nuk e lejuan ndërkombëtarët se ajo po tentonte një çmenduri - tha ai.

Por menjëherë gazetarja Eni Vasili nxori një video të një interviste të Sali Berishës me Alfred Pezën ku ai pranonte me gojën plot se kishte qenë ai që nuk e kishte lejuar arrestimin e gardistëve.

Pra i tha Rakipllari "Rama po bën të njëjtën gjë që keni bërë edhe ju dje" duke e lënë Berishën pa tekst.

Pikërisht kjo është drama më e madhe e opozitës sot, fakti se opozitën ngaj krimeve të Ramës sot po e bëjnë ata që kanë bërë të njëjtat krime dje.

©Lapsi.al

Të këshilluara

5 dosjet me të cilat Tahiri kërcënoi Ramën

Ish-kryeministri Berisha renditi 5 dosjet që sipas tij Saimir Tahiri i ka përdorur për t’i bërë presion Edi Ramës që ta mbronte dhe të ndryshonte qëndrim për të...

21:42

Shpërndante kanabis, kapet i riu me 60 doza

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Elbasan.  Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, Refael Kapja, pasi u kap me 60 doza lëndë narkotike kan...

20:08

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI