Flash

Dokumenti italian nuk e shpall Saimir Tahirin të pafajshëm

Lapsi.al 24 October 2017
Dokumenti italian nuk e shpall Saimir Tahirin të pafajshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri publik një shkresë të prokurorisë së Katanias për të treguar se nuk ndiqet penalisht në Itali.

Ky dokument i shërbeu atij si bazë për të përforcuar sulmin kundër çdokujt që e ka akuzuar si pjesëmarrës në një organizatë të strukturar kriminale të trafikut të drogës apo për korrupsion.

Ai e tundi atë si të ishte letër pafajësie.

Po a është realisht ish -ministri i Brendshëm i pafajshëm, siç e shpall veten dhe siç e shpalli me gjysmë zëri partia e tij kur nuk lejoi arrestimin?

A provon vërtet ky dokument se ai nuk është i përfshirë në bandën e Habilajve, nuk ka përfituar para prej tyre, nuk i ka ndihmuar që të trafikojnë për 4 vjet të pashqetësuar tonelata me drogë për dy klane të fuqishme mafioze në Siçili?

Siç na rezulton nga dokumenti i paraqitur nga Tahiri, prokuroria e Katanias nuk e ka hetuar. Por a përjashton ky fakt kategorikisht mundësinë që ai të ketë bashkëpunuar me Habilajt?

Antimafia e Katanias nuk kishte në fashikullin e saj hetimor as shtetasin Armand Koçerri. Por në Shqipëri ky shtetas u arrestua si pjesë e bandës së Habilajve, si njeriu që mbante drogën e tyre. Në shtëpi, në Babicë të Vlorës, iu gjeten jo pak, por 4 ton drogë.

Në dosjen e prokurorisë së Katanias emri i tij nuk figuron. Shihni dokumentin këtu poshtë!

A është mungesa e emrit të Koçerrit në këtë fashikull provë se ai nuk ishte magazinieri i drogës së Habilajve?

A nuk do t’i kishte ardhur e njëjta përgjigje edhe Armand Koçerrit nëse do t’i kishte bërë edhe sot që është në burg të njëjtën kërkesë si Tahri prokurorisë së antimafias së Katanias: A jam unë i hetuar në Itali?

Përgjigjja është e thjeshtë: Po, Armand Koçerri nuk është hetuar asnjëherë nga antimafia italiane. Por a nuk është ai sot në burg si anëtar i bandës së Habilajve?

Krimet e Rënda nuk e kërkuan arrestin mbështetur në një kërkesë të italianëve. Ndaj letra që tund Tahiri nuk është çelësi që hap dyert e pafajësisë për të, as kapak që mund t’i vihet kësaj historie.

Ajo nuk përjashton asnjë dyshim të Prokurorisë Shqiptare se Tahiri i ka ndihmuar Habilajt, nuk përjashton asnjë mundësi që ai të ketë përfituar miliona euro prej tyre nga trafiku i drogës që kanë bërë për 4 vjet drejt Greqisë e Italisë.

Saimir Tahiri e di më mirë se kushdo tjetër se kjo shkresë nuk hedh dritë mbi të vërtetën që ai kërkon.

Ai e di se i pafajshëm mund të dalë vetëm nga dyert e gjykatës.

Dhe nguti për të shpallur pafajësinë pa folur drejtësia vetëm sa e kompromenton më shumë betejën e tij për drejtësi.

Sepse shkresa nuk është provë që ai s’u ka dhënë e marrë makinën private Habilajve, që ata s’e kanë përdorur për tafik droge, që ai s’i ka hetuar asnjë ditë të vetme edhe kur iu tha publikisht se ata ishin trafikantë me nam në Vlorë, që s’ka përfituar para prej trafikut të tyre.

Dokumenti italian vetëm shton zhurmën politike, por nuk i mjafton as për të bindur ish -shefin e tij në qeveri, që në radhën e rëndësisë dhe mbështetjes i reshtohet pas babait. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI